Gazment Bardhi: Rama e kupton që është humbës. Bashkimi i opozitës sjell ndryshim

Shqipëria

Gazment Bardhi: Rama e kupton që është humbës. Bashkimi i opozitës sjell ndryshim

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:50
Gazment Bardhi: Rama e kupton që është humbës. Bashkimi i opozitës sjell ndryshim

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit nga maxhoranca që iu bë marrëveshjes së nënshkruar sot mes PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në “Twitter”, Bardhi shkruan se Rama e kupton që është humbës dhe thekson se bashkimi i opozitës sjell ndryshim.

Sipas tij, Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë në të gjitha fushat.

“Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi.

Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë. Kohës tënde i ka ardhur fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë. #ShqipëriaFITON ??✌”, shkruan Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat