Tjetër aksident në minierën e Bulqizës, minatori në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës

Shqipëria

Tjetër aksident në minierën e Bulqizës, minatori në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tjetër aksident është regjistruar sot në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur në një galeritë e minierës, teksa i plagosur rëndë ka mbetur minatori Agron Gjeta.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

Ndërsa Gjeta ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Bulqizës dhe është transportuar për ndihmë të specializuar drejt Tiranës.

Pak ditë më parë, në një nga galeritë në zonën D humbi jetën 49-vjeçari Fiqiri Karaj, vagonist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat