PS propozon ndryshimin e shtatë ligjeve që lidhen me reformën në drejtësi

Shqipëria

PS propozon ndryshimin e shtatë ligjeve që lidhen me reformën në drejtësi

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:10
Parlamenti shqiptar

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimet e saj për ndryshimin e shtatë ligjeve që lidhen me reformën në drejtësi.

Ndryshimet prekin ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese, Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe organeve të tjera të drejtësisë.

Projektligjet janë për ndryshimin:

e ligjit nr.7905 datë 21.3.1995 të “Kodit të Procedurës Penale”

e ligjit nr.97/2016 për “Organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”

e ligjit nr.8116 datë 29.3.1996 të “Kodit të Procedurës Civile”

e ligjit nr.7895 datë 27.1.1995 të “Kodit Penal”

e ligjit nr.8577 datë 10.2.2000 për “Organizimin e Gjykatës Kushtetuese”

e ligjit nr.98/2016 për “Organizmin e pushtetit gjyqësor”

e ligjit nr.25/2019 për “Organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”

Projektligjet janë firmosur nga deputetët Ulsi Manja, Alket Hyseni, Adnor Shameti dhe Klotilda Ferhati.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se nismat ligjore të socialistëve pritet të kalohen për miratim brenda 15 marsit që është dhe seanca e fundit e kësaj legjislature, përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat