Meta mbështet thirrjen e Celibashit: Partitë të dorëzojnë brenda afateve listat e kandidatëve

Shqipëria

Meta mbështet thirrjen e Celibashit: Partitë të dorëzojnë brenda afateve listat e kandidatëve

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:46
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur thirrjen e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi që partitë politike të dorëzojnë brenda afatit listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

“Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pa kapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shprehet më tej kreu i shtetit.

8 marsi është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. 

Sakaq sot Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosën marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit.

Në këto zgjedhje, këto parti do të dalin me dy lista.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat