Hajdari në Kuvend: Sot më e lehtë të shesësh drogë, se bulmet

Shqipëria

Hajdari në Kuvend: Sot më e lehtë të shesësh drogë, se bulmet

Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:08
Rudina Hajdari

Në këto ditë të fundit të veprimtarisë së Kuvendit, foltorja e tij po shfrytëzohet edhe në funksion të fushatës elektorale.

Deputetja, Rudina Hajdari, e cila do të sfidojë veten në qarkun e Elbasanin për të ruajtur mandatin, kësaj here në siglën e Nismës Thurje, solli problematikat me të cilat përballen tregtarët e Elbasanit.

Sipas saj, sot është më kollaj të shesësh drogë, se të shesësh bulmet.

Hajdari: Keni djegur vendin,vetëm për pazaret tuaja, por kur merrni pjesën tuaj, ju heshtni. Ndërkohë për qytetarin e thjeshtë, ndërtesa  e destinuar për të shitur bulmetin, sot për 5 vjet dhe ajo markatë është e mbyllur. Sot është më kollaj të shesësh drogë, se të shesësh bulmet. Shitësit e kokainës janë kudo, kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërkohë tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se po u vjen Policia. Takova në 27 vjecare në Elbasan, shiste në cep të tregut me frikën se do e gjobiste policia. Edhe pse s’kishte leje, ajo paguante 2 mijë lekë në muaj. Është më lehtë të marrësh një koncesion, se të marrësh një tezgë që të ushqesh familjen. Kjo është Shqipëria sot. Njerëzit e kanë kuptuar se kush jeni ju, dhe nuk do ju votojnë në 25 prill, i keni ditët e numëruara, për këtë jam e sigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat