Mesazhi i fortë i Borrell nga Brukseli: Polarizimi i skajshëm s’është shenjë e pjekurisë politike, udhëheqësit duhet të…

Shqipëria

Mesazhi i fortë i Borrell nga Brukseli: Polarizimi i skajshëm s’është shenjë e pjekurisë politike, udhëheqësit duhet të…

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:08
Joseph Borrell Fontelles

Pak javë para zgjedhjeve parlamentare që Shqipëria do të mbajë në 25 prill, Brukseli i dërgon një thirrje të fortë politikanëve shqiptarë dhe kryetarëve të partive politike që të kandidojnë për deputetë persona me integritet.

Mesazhi u dha në konferencën e përbashkët nga Brukseli, prej Ministrit të Jashtëm të Bashkimit Europian, Joseph Borrell Fontelles, i cili tha se për Bashkimin Evropian, kyçe është lufta kundër korrupsionit.

“Lidhur me zgjedhjet që do ketë në Shqipëri, ne theksojmë nevojën që të gjithë të bëjnë të pamundurën që të sigurojnë që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet, kyçe që tregon se vendi do ta luftojë korrupsionin, e lufta ndaj korrupsionit eshtë kyçe për BE”.

Borrel kishte dhe një mesazh për partitë politike të cilat sipas tij duhet t’i shërbejnë integrimit të vendit jo me polarizime por me angazhim lidhur me këtë objekti madhor.

“Sa u përket zgjedhjeve ne kemi një mesazh për të gjithë udhëheqësit politikë, e të gjitha palët, integrimi evropian duhet të jetë një objektiv i të gjithëve e kërkohet angazhimi. Polarizimi i skajshëm s’është shenjë e pjekurisë politike, nuk i shërben vendit, pengon progresin e vendit e s’është në interesin e qytetarëve shqiptarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat