Rama tregon projektin e hekurudhës/ 90 milionë euro për linjën e re Tiranë-Rinas-Durrës

Shqipëria

Rama tregon projektin e hekurudhës/ 90 milionë euro për linjën e re Tiranë-Rinas-Durrës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:27
Foto

Ka marrë fund saga 2 vjeçare, mes qeverisë shqiptare dhe Ekonomisë dhe Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim, në përzgjedhjen e kompanisë e cila do të kryeje rehabilitimin, e segmentit hekurudhor Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e degëzimit Tiranë-Aeroporti Nënë Tereza.

Fituese për zbatimin e këtij projekti është kompania italiane “I.N.C” s.p.a, e cila do të realizojë rehabilimin e 34.2 km, hekurudhë ekzistuese përfshi ndërtimin e një linjë të re hekurudhore 5.7 km drejt Rinasit.

Kosto totale e projektit vlerësohet në vlerën e rreth 90.45 milionë EUR, nga të cilat 36.65 mln Euro janë në formën e Grant dhe 36.87 mln Eur janë në formën e huasë prej (BERZH).

Ky projekt do të ndikojë në cilësinë e lëvizjes së qytetarëve, midis dy qyteteve më të mëdha të Shqipërisë, dhe parashikon lëvizjen një shpejtësi deri në 100 km/orë.

Falë kësaj shpejtësie lëvizje, distanca midis Tiranës dhe Durrësit do të jetë 22 minuta.

Ndërsa udhëtimi Tiranë-Aeroporti Nënë Tereza 12 minuta.
Në kontratë parashikohet që punimet të përfundojnë në një afat 30 mujor.

Hekurudha Tiranë Durrës u ndërtua në vitin 1951 dhe u rehabilitua në 1996.

Pas më shumë se dy dekadave të degradimit të sistemit hekurudhor kombëtar, sipas ministres të infrastrukturës Belinda Balluku, ky investim i madh hekurudhor pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme në drejtim të vendeve të reja të punës – ku parashikohen rreth 2,200 persona të punësuar.

Sipas përllogaritje kursimet nga përdorimi i hekurudhës vlerësohet të jenë rreth 55 milion €/vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat