Edi Rama flet për integrimin: Nëse na thuhet “djema ju keni bërë arritje, por prisni fqinjët” ne…

Shqipëria

Edi Rama flet për integrimin: Nëse na thuhet “djema ju keni bërë arritje, por prisni fqinjët” ne…

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:49
Edi Rama

Gjatë Konferencës së përbashkët për mediat në krah Josep Borrell-it dhe Olivér Várhelyi-t, kryeministri Edi Rama tha se besnikëria e Shqipërisë ndaj BE-së është unike, duke shtuar se “ndoshta kështu jemi mësuar, të jemi besnikë të çdo Perandorie”.

I pyetur nga gazetarët për mbrojtjen, kreu i qeverisë shqiptare tha: “Ne jemi një vend që kurrë, në asnjë rrethanë nuk ka devijuar nga politika e jashtme e sigurisë të BE. Është një besnikëri unike. Ne tashmë jemi pjesë e kësaj nisme evropiane të mbrojtjes. Ndoshta kështu jemi mësuar të jemi, të jemi besnikë të çdo Perandorie”.

Rama komentoi edhe mosmarrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke u shprehur: “U tmerrova nga sekondi i parë që kishin nisur diskutimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sepse është diskutimi më i keq që mund të zhvillohet, sepse është emocional dhe i komplikuar. Shpresoj që udhëheqësit e mençur të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do ta zgjidhin. Fqinjët tanë të Maqedonisë së Veriut nuk do të presin një shkop magjik nga Berlini sepse nuk do të vijë. Lini historianët, akademikët, shoqërinë civile të merret, nëse politika përfshihet kam frikë se ky do të jetë një proces që larg qoftë do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut nuk e di për sa kohë. Nëse na thuhet “djema ju keni bërë arritje, por prisni fqinjët, për nuk ka problem. Do të jemi krah jush”.

Më herët Borrell u shpreh se nuk ka ende një datë për Konferencën Ndërqeveritare, por shpreson se së shpejti do të jetë e mundur.

“Kemi shprehur dëshirën që kjo konferencë të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur, deri më tani nuk kemi një datë të caktuar. Disa shtete anëtare janë të mendimit që duhet të avancohet më shumë para së të organizohet”, tha Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat