Xhaçka falënderon Varhelyin: Puna nuk do të ndalet këtu

Shqipëria

Xhaçka falënderon Varhelyin: Puna nuk do të ndalet këtu

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:44
Rama, Borrell dhe Varhelyi

Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në postimin e Komisionerit Oliver Varhelyi pas takimit të ditës së sotme në Bruksel me kryeministrin Edi Rama.

Ajo falënderon komisionerin duke theksuar se puna nuk do të ndalet këtu për të realizuar ëndrrën e të qenurit pjesë e BE-së.

“Faleminderit Komisioner OliverVarhelyi për punën tuaj të palodhur. Shqipëria me të vërtetë ka përmbushur kërkesat para KNG-së së parë. Puna nuk do të ndalet këtu. Ne i detyrohemi brezit tonë të ri ta kthejmë ëndrrën  BE në një bekim për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat