Veliaj në panik: Me 26 prill mijëra trupa amerikane do mbrojnë Ramën

Shqipëria

Veliaj në panik: Me 26 prill mijëra trupa amerikane do mbrojnë Ramën

Më: 1 mars 2021 Në ora: 17:16
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duket se është në panik më shumë se Edi Rama për humbjen që do të pësojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

E këtë e ka treguar gjatë një interviste për Top Talk .

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Denis Dyrnjaja, në lidhje me atë se çfarë mund të ndodhë në datën 26 prill, Erion Velaij është shprehur se atë ditë Tirana do të jetë e rrethuar nga forcat amerikane që do të marrin pjesë në stërvitjen ‘Defender 2021’, një stërvitje ushtarake me forcat e NATO-s që do të zhvillohet në disa vende.

‘E vetmja gjë e shënuar në datën 26 prill është ardhja e forcave amerikane në Tiranë. Do të ketë një stërvitje që quhet ‘Defender 2021’. Tirana do të jetë një kamp i madh stërvitor për forcat e NATO-s dhe miqtë tanë amerikanë. Dyshoj se cili prej këtyre do të krijojë dot trazira, me mijëra trupa amerikane në Tiranë’, tha Erion Veliaj gjatë intervistës së tij në Top Talk.

Gafë apo abuzim i Veliajt!

Kjo është një stërvitje normale ushtarake e planifikuar shumë me herët dhe që po mundohet të përdoret politikisht si mbështetje për Ramën, jo vetëm nga Veliaj, por edhe nga mediat pranë tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat