Denoncimi/ Minatori u plagos rëndë në minierën e kryetarit të PS

Shqipëria

Denoncimi/ Minatori u plagos rëndë në minierën e kryetarit të PS

Më: 1 mars 2021 Në ora: 17:18
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha, në një shënim në facebook lidhur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bulqizë, ku një minator u plagos rëndë në një nga galeritë, duke iu referuar mesazhit të një qytetari shkruan se ngjarjet fshihen nga policia pasi miniera është e kryetarit të PS-së.

‘Fshihen nga narkopolicia ngjarjet tragjike,

Sepse miniera është e kryetarit të PS.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktorr

Jam një punojës policie i komisarjatit Bulqizë. Po shikoj se si fshihen ngjarjet dhe nuk rrapertohen ashtu si në fakt ndodh. Para disa ditesh u vra një minator në minjerën e Bulqizës. Kurse sot me dt 27/02/2021 u aksidentua një puntore në minjerën nr 20 thekre Martanesh. Kjo minjerë është e kryetarit partis socjaliste Martanesh ish kryetari i komunës dhe drejtus i partisë socjalistë Bulqizë. Punëtorë i pa siguruar, u nis me ambulanc drejt tiranës për ndërhyrje. Organet kopetente heshtin, ky është shteti ky është ligji...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat