“I kishin vonuar një pagesë”, dëshmitari për vrasjen e Behar Sofisë: Debatoi me një sipërmarrës në telefon

Shqipëria

“I kishin vonuar një pagesë”, dëshmitari për vrasjen e Behar Sofisë: Debatoi me një sipërmarrës në telefon

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:03
Behar Sofi

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e Behar Sofisë, i cili u ekzekutua më 25 shkurt nga një distancë shumë e afërt, buzë trotuarit të lumit të Lanës.

Një dëshmitar me inicialet S.K. që punonte me kohë të pjesshme si shofer i viktimës  i tha grupit të hetimit thonë burimet e Top Channel se “gjatë kohës qe ishte me Behar Sofinë  ai i ka shprehur shqetësim  për një debat  përmes telefonit me një sipërmarrës , të cilin me emër nuk e njeh. Po viktima i ka thënë se sipërmarrësi i ka vonuar pagesat për  një dyqan që gjendet tek Unaza e re afër Astirit.”

Bëhet me dije për gazetaren Anila Hoxha se gjatë hetimeve është shoqëruar një person me inicialet M. Elezi, i cili është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë.

Ai kishte karakteristikat e një të dyshuari por ky version ra poshtë thonë burimet e Anila Hoxhës.

Në dëshmi ai tregon intenerarin e tij “Atë ditë dola nga shtëpia në orën nëntë , bleva cigare në një dyqan që blej gjithmonë,  pas orës 8.39 isha tek lokal B. tek fresku dhe më pas mora autobusin dhe zbrita tek Pazari i ri. Aty tërhoqa ca lekë dhe u nisa me taksi tek Ushtari i panjohur. Sapo hipa në taksi më ndaloi policia  dhe më kërkuan që të më shoqëronin se kishte ndodhur një plagosje.”

Si ndodhi ekzekutimi?

Burimet, tregojnë se viktima ka qenë duke pirë kafe poshtë banesës së tij, në katin e dytë të një qendre tregtare pranë rrugës së Elbasanit, një lokal të cilin ai e frekuentonte shpesh dhe që gjithnjë ishte nën prani të personave të tjerë, Të njëjtin itinerar, Sofia e ndoqi edhe të enjten. Ai piu kafe herët në mëngjes dhe doli për të bërë një shëtitje, dy ditë pasi kishte kaluar Covid-19.

Sipas informacioneve, autori e kishte pritur në urën midis zonës se Piramidës dhe katedrales katolike të Shën Palit. Më pas, ai e ndjek për rreth 30 metra dhe e qëllon shumë pranë, një plumb e kap në trup dhe një në kokë. Kamerat e sigurisë tregojnë se autori ka qenë i veshur me një kostum sportiv ngjyrë të errët, me kapuç dhe me maskë mbrojtëse anticovid. Ai është larguar qetësisht pas atentatit, drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit. Më pas ka marrë një biçikletë dhe është drejtuar në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës.

Burimet shtojnë se ka një sinjalizim dhe lokalizim për vendndodhjen e autorit, por pritet një ndërhyrje nga ana e policisë.  Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për larje hesapesh për shkak të prishjes së pazareve të drogës, por një mundësi e vogël është që vrasja mund të jetë bërë edhe për shkaqe banale.

Kush është Behar Sofia?

Behar Sofia, rezulton të jetë një përkrahës i njërës prej partive politike në vend dhe me njohje të shumta në policinë e shtetit, duke qenë edhe një biznesmen i suksesshëm në Tiranë. Viktima rezulton me disa biznese në zonën pranë stadiumit Dinamo, por shpesh ka pasur konflikte dhe në biznese i kanë vendosur edhe eksploziv.  Sofia, në vitin 1998 u arrestua në Turqi së bashku me trafikantin Abdulselam Turgut, pasi u kapën me rreth 30 kg heroinë. Mes te arrestuarve ishte edhe Hekuran Hoxha, i cili u arrestua përsëri në 2019, për llogari të operacionit Volvo 4 dhe i dyshuar se është kreu i grupit të laboratorit të kokainës në Has. Turgut, tashmë është shpallur në kërkim, pasi donte të kryente një atentat terrorist në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat