Presidenti i PE pas takimit me Ramën: Shqipëria po zbaton reformat kyçe, të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Shqipëria

Presidenti i PE pas takimit me Ramën: Shqipëria po zbaton reformat kyçe, të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:21
Edi Rama

Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli, pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka bërë një reagim në twitter.

Zyrtari i lartë i BE thekson se Shqipëria po zbaton reformat kyçe për integrimin në Bashkimin Evropian, ndaj sipas tij, PE mbështet caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Takim i shkëlqyer me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po zbaton reformat kryesore në rrugën e integrimit në BE. Prandaj shpreha mbështetjen e PE për caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër Covid-19”, është shprehur Presidenti i PE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat