Presidenti Meta: Dy gjëra do të bëhen të shenjta në historinë e Shqipërisë dhe ndëshkimet do të jenë fatale

Shqipëria

Presidenti Meta: Dy gjëra do të bëhen të shenjta në historinë e Shqipërisë dhe ndëshkimet do të jenë fatale

Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:54
Ilir Meta

Duke e konsideruar si referendum 25 prillin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se pas kësaj date në historinë e Shqipërisë do të hyjë në epokën e referendumeve.

Gjatë një interviste në emisionin “Frontline” në News 24, Presidenti Meta tha se dy gjëra do të bëhen të shenjta në historinë e Shqipërisë pas zgjedhjeve të përgjithshme.

“2 marsi ishte një moment reflektimi pas një thirrje të Presidentit të Republikës dhe i falënderoj të gjithë qytetarët që erdhën atje. Nuk ka se si të dështojë populli në të drejtën e vet dhe në Kushtetutën e vitit 1998 është e qartë se sovraniteti i përket popullit.

Dy gjëra do të bëhen të shenjta në historinë e Shqipërisë dhe ndëshkimet do të jenë fatale që janë vota e lirë dhe e barabartë dhe e dyta është Kushtetuta dhe paprekshmëria e saj. Shqipëria më 25 prill do të hyjë në epokën e referendumeve dhe do të dalë nga republika e oligarkëve që hynë dhe dalin në Parlament si në shtëpinë e tyre”- theksoi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat