Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëri- tjetrin ndërsa raportohet për 4 të lënduar.
Policia dhe mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe gjendja e të lënduarve.
Top Channel ka siguruar pamje të aksidentit, ku të dyja makinat janë të dëmtuara në pjesën e përparme të tyre.