Koncesioni 100 mln euro i hidrokarbureve, PD kërkesë KQZ-së

Shqipëria

Koncesioni 100 mln euro i hidrokarbureve, PD kërkesë KQZ-së

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:14
PD

Partia Demokratike ka denoncuar aktin e qeverisë për koncesionin e ri të hidrokarbureve si shkelje e rregullave të përbashkëta për  zgjedhjet.  Për këtë arsye, PD i kërkon KQZ të marra masa për respektimin e Kodit Zgjedhor. Në kërkesën e PD për KQZ citohet rregulli i shkelur, sipas saj nga qeveria.

“4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”.

Procedurat e koncesionit që sipas PD-së do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.

Vendimi i cili  është marrë disa muaj më parë është publikuar në fletore zyrtare së fundmi dhe parashikon që të shtohet një tjetër shërbim për monitorimin e transaksioneve në fushën e hidrokarbureve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat