“Inshallah na ruan Zoti” qytetarët nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, kërcënim për drejtuesit e mjeteve

Shqipëria

“Inshallah na ruan Zoti” qytetarët nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, kërcënim për drejtuesit e mjeteve

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:36
Foto

Nxitojnë të kalojnë në anën tjetër, duke shpërfillur semaforin. Kjo është e përditshme. 

E kanë të vështire të ecin pak metra për të përdorur rrugën e vijëzuar për këmbësorët.

“Isha me nxitim, nuk e pashë dhe ndaj nuk kalova. Duhet të jemi më të kujdesshëm, të kalojmë në vijat e bardha. Çfarë rreziku se të gjitha aksidentet në vija të bardha po bëhen. Inshallah na ruan Zoti, se këtu po hipin makinat në trotuar, jo më në vija të bardha.”

Të paktë janë ata që i qëndrojnë strik rregullave të qarkullimit rrugor.

Përveç kalimtarëve edhe ata që përdorin biçikletë me sens të kundërt janë makthi i drejtuesve të automjeteve.

“Referuar shifrave në 2 muajt e parë të vitit 2021 janë regjistruar rreth 270 aksidente, ku 40 % e tyre kanë ardhur si pasojë e këmbësoreve të pandërgjegjshëm.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat