Direkt nga Brukseli! Rama i pret vetë vaksinat: Në prill 30 mijë doza të tjera nga Pfizer, shumë shpejt lajme të mira

Shqipëria

Direkt nga Brukseli! Rama i pret vetë vaksinat: Në prill 30 mijë doza të tjera nga Pfizer, shumë shpejt lajme të mira

Më: 1 mars 2021 Në ora: 22:05
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur nga Brukseli në Tiranë, ku priti edhe sasinë tjetër të vaksinave nga Pfizer i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu.

15,210 doza të vaksinave të kompanisë Pfizer mbërritën pak më parë në Rinas.

Ndërsa kryeministri Rama tha se në prill do të mbërrijnë edhe 30 mijë doza të tjera nga Pfizer, me qëllim vaksinimin intensiv:

Sot kemi marrë konfirmim nga Pfizer që do marrim 30 mijë doza në prill, pra vijojmë pa ndërprerje procesin. Kam shumë besim që shumë shpejt do kemi lajm shumë të mirë se kemi të konfirmuar 14 mijë dozat e para të astrazeneca përmes covax. 

Së shpejti do kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv që të thyejmë zinxhirin e infektimit që sezoni i ri turistik të jetë me rënie drastike infektimesh që Shqipëria të jetë e hapur për të gjithë ata që duan të vijnë. Ju lutem durim , është luftë e madhe tregtare nuk jemi prapa askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat