'Shkurti, muaji më i errët i pandemisë në Shqipëri'

Shqipëria

'Shkurti, muaji më i errët i pandemisë në Shqipëri'

Më: 2 mars 2021 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Nisur nga të dhënat që publikohen çdo ditë nga Minsitria e Shëndetësisë në lidhje me rastet e infektimit dhe numrit të të vdekurëve nga COVID-19, muaji shkurt ka rezultuar fatal, shkruan Zeri i Amerikes.

Nga 1-24 shkurt numri i jetëve të humbura është 335, ndërsa në muajin janar ishte 199 dhe numri i të infektuar nuk ka rënë poshtë 1000 rasteve në ditë.

Dje Komiteti Teknik i qeverisë ka vendosur që të lërë në fuqi masat e marra prej që prej dy javësh. Ata janë shprehur se kanë shënuar rënie numri i rasteve të reja dhe incidencës gjë që nuk është e vërtetë.

Nëse i sheh të dhënat e raportuara vërehet se si asnjë muaj më parë në 1 vit pandemi numri i infektimeve të reja dhe vdekjeve nuk ka qënë më i lartë.

Mesatarja ditore e kapërcen 15, ndërsa u mendua se nëntori dhe dhjetori si vala e dytë e pandemisë.

Shkurti dhe marsi pritet të jenë më vdekjeprurësit në vend, variantet e reja britanike dhe afrikane do të përkëqësojnë treguesit, por gjithësesi komiteti teknik e sheh situatën rozë dhe një përmisim kur jo më parë u shënuan 19 viktima në vend për shkak të koronavirusit.

Po flasim për një shifër zyrtare, pasi më shumë mundësi shifrat reale janë disafish më të larta, po të kujtojmë raportin e vdekëshmërisë nga INSTAT të vitit 2020, ku në Shqipërinë numri i vdekjeve shënoi mijëra humbje jete më shumë se mesatarja e viteve të shkuara.

Gjithësesi me zgjedhjet parlamentare para duket se Komitetit do t’i shoh me syze optimistit shifrat të cilat nuk janë thjesht numra por jetë njerëzish.

Pra masa eficente nuk ka, vaksina jo e jo, por jemi mirë...

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat