Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, humb jetën 32-vjeçari

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, humb jetën 32-vjeçari

Më: 3 mars 2021 Në ora: 07:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë.

Viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet D. L., 32 vjeç i cili drejtonte mjetin tip “Ford” i cili u përplas me mjetin tip “Benz” drejtuar nga shtetasi me iniciale E. Y., 27 vjeç.

Policia bën me dije se 27-vjeçari është arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat