Krujë, shkrumbohet banesa e 80-vjeçares që jetonte e vetme

Shqipëria

Krujë, shkrumbohet banesa e 80-vjeçares që jetonte e vetme

Më: 3 mars 2021 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit banesa e një 80-vjeçareje në Fushë Krujë është përfshirë nga flakët. Sipas dyshimeve të para dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht shtetasja me iniciale M.S, 80-vjeç e cila jetonte e vetme nuk është lënduar dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat