Pandemia na uli dëgjimin? Mjekja: Përdorimi i maskës nuk ndikon në rënien e dëgjimit, por tregon...

Shqipëria

Pandemia na uli dëgjimin? Mjekja: Përdorimi i maskës nuk ndikon në rënien e dëgjimit, por tregon...

Më: 3 mars 2021 Në ora: 09:34
Ilustrim

Specialistë të shëndetit kudo në botë po vënë re gjithnjë e më shumë probleme të dëgjimit edhe te ata persona që më parë nuk kanë pasur kurrë probleme me veshët.

E ftuar në “Wake Up”, mjekja otorinolaringologë Anjeza Kuçi theksoi se krahasuar me problemet që shkakton Covid, ato të dëgjimit janë probleme më të vogla.

“Jemi në valën e tretë të një pandemie, e cila na ka ndryshuar cilësinë e jetës, por njëkohësisht na ka shkaktuar shumë probleme.

Duke marrë në konsideratë problemet që kjo pandemi ka shkaktuar, problemet e dëgjimit i përkasin grupit të problemeve më të vogla, në krahasim me të tjerat.

Ne kemi pasur edhe endemi më të vogla nga koronavirusi, siç është MERS ose SARS, por ne nuk kemi ndeshur raste me rënie të menjëhershme të dëgjimit.

Janë parë raste, por raste sporadike të problemeve me dëgjimin. Ne kemi një rast në Iran për shembull, në Egjipt, ku kemi ndeshur në pacientë që kanë pasur rënie të menjëhershme të dëgjimit.

Por, sipas studimeve është vënë re se nuk është vetëm SarsCov2, por edhe vetë terapia e ndjekur, pra medikamentet që janë dhënë për këtë sëmundje.

Përdorimi i një maskë nuk ndikon në rënien e dëgjimit. Por, përdorimi i një maskë ndikon në detektimin më të shpejtë të rasteve që kanë të bëjnë me rënien e dëgjimit. Nuk na ulet dëgjimi, por evidentojmë faktin që nuk dëgjojmë mirë”, sqaroi mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat