Vasilika Hysi largohet nga PS, Rama: Ka vendosur t’i hapë rrugë kalamajve

Shqipëria

Vasilika Hysi largohet nga PS, Rama: Ka vendosur t’i hapë rrugë kalamajve

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:12
Vasilika Hysi

Vasilika Hysi ka vendosur që pas 12 viteve të largohet nga angazhimet e saj nga Partia Socialiste.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një konferencë teksa prezantonte programin “Drejtësia që duam”

“Vasilika më ka bërë me dije se ka vendosur t’ju hapë rrugën kalamajve. Vasilika me gjithë konsideratën dhe besoj nuk kishte vend më të mirë se ky, ku ti ke një rol kyç për c’ka kemi bërë për reformën në drejtësi”, tha Rama.

“Unë ndihem shumë krenare që iu bashkova Partinë Socialiste. Unë kam pasur privilegjin të jem anëtare e komisionit të Reformës në Drejtësi. E vetmja grua. Etildën kam pasur mundësi ta njihja në pjesën e sekretariatit. Sot jam shumë krenare që mundëm të ja dalim sikurse parashikuam që kësaj reforme do i vendoseshin shumë shkopinj një rrota.

Kur filloi reforma në drejtësi unë kisha 30 vite ekspriencë në mësimdhënie. Unë sot ndihem shumë e privilegjuar. Nëse do më lejoni të them dhe diçka. Ndihem e priviligjuar që kam qenë pjesë e kësaj reformë që ju zoti kryeministër më keni besuar. Keni mbështetur dhe promovuar gratë dhe vajzat. Në skuadrën e PS kemi pasur elementë të mirë.

Ndihem e kënaqur që kam punuar me Klodin, Etildën dhe Tonin që kanë qenë tre studentë të shkëlqyer. Do doja të ju falënderoja ju. Ne merrnin urime nga qytetarë që nuk ndanin të njëjta bindje politike me ne. Ne merrnin vlerësime për reformën në drejtësi. Unë kam një mirënjohje për të gjithë njerëzit e ndershëm që na kanë mbështetur. Më e rëndësishmja është momenti i zbatimit të reformës në drejtësi.

Ne ja kemi dalë falë mbështetjes, këmbënguljes dhe programit të Partisë Socialiste. Më lejo të falënderoj në mënyrë të veçantë ata që na kanë votuar. Na kanë mbështetur shumë socialistë të ndershëm. Ju falënderoj ju që këmbëngulët të më merrnit në politikë. Falenderim të veçantë strukturave. Unë jam kryetare e njësisë. Asamblenë, grupin parlamentar dhe besoj nuk i ngelet askujt hatri. Kam punuar me Gramoz Ruçin që për mua ka qenë një shkollë e dytë. PS do të jetë model për mandatin e tretë. Nga unë do të keni mbështetjen maksimale. Mos më kurseni nëse mendoni se mund të kontribuoj”, tha Vasilika Hysi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat