Raporti i DASH, Bushati: Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit parave

Shqipëria

Raporti i DASH, Bushati: Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit parave

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:46
Andi Bushati

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për vitin 2020 për pastrimin e parave, ku theksohet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim. Në raport renditen si shkaqe të kësaj situate: korrupsionin, institucionet e dobëta, krimin e organizuar dhe paratë e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri përmes remitancave.

Analisti Andi Bushati i pranishëm në emisionin ‘Shock” në Euronews Albania thotë se raporti i DASH për vitin 2020 ishte pothuajse i njejtë me ato të dy viteve më parë.

Ai thotë se raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është kthyer në një “gropë të zezë” të pastrimit të parave, kryesisht në fushën e ndërtimit.

“Negativ, boll ta lexosh tekstin. I njëjti raport ka qenë edhe vjet edhe parvjet. Ajo që është e re që e ka ky konkluzion i DASH, mund të krahasohet me një deklaratë të kryeministrit kur u pyet nga gazetarët. Ai tha se kemi ligjet më strikte dhe kontrollet më të rrepta. Raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit të parave. Para, që kryesisht pastrohen nga mafia e ndërtimit. Kjo është e vërtetë e frikshme, që qeveria shqiptare mundohet ta mbysë me propagandë”, thekson Bushati.

Gjithashtu z. Bushati thekson se e veçanta në këtë raport për Shqipërinë është fakti se qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje apo hap për të parandaluar pastrimin e parave.

“S’ka vende në botë që s’ka trafik dhe pastrim parash, e veçanta në këtë raport thotë se qeveria nuk e lufton dhe nuk ka bërë asnjë hap”, tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat