''Partitë s'japin qartësi për planet e ekonomisë'', Elton Haxhi: Në fund qytetarët do votojnë me perceptime

Shqipëria

''Partitë s'japin qartësi për planet e ekonomisë'', Elton Haxhi: Në fund qytetarët do votojnë me perceptime

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:57
Elton Haxhi

Të dyja partitë nuk janë transparente në atë që premtojnë për sa i përket ekonomisë në këto zgjedhje dhe me deklaratat e tyre kanë krijuar çoroditje te qytetarët.

Kështu mendon eksperti i ekonomisë Elton Haxhi, ish-zëvendësministër i Financave, i cili gjatë emisionit Ilva Now analizoi dy ofertat politike të prezantuara nga partitë kryesore përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Haxhit ofertat politike nuk janë të qarta dhe nuk tregojnë shumë për mënyrën se si partitë premtojnë ta qeverisin vendin për sa i përket ekonomisë duke lënë që në fund qytetarët të shkojnë drejt qendrave të votimit me një perceptim të momentit, tradicional, apo dhe oportun.

“I shoh të dyja palët që nuk janë shumë transparent në atë që premtojnë, dëgjuam PS-në që thotë se deri në fund të mandatit do ta çojmë rrogën minimale 40 mijë lekë, por nuk thotë se kur, vitin e parë apo në fund,” – analizoi Haxhi deklaratat e PS-së.

“Edhe nga ana e PD-së, oferta s’është e ndarë në një timeline, apo e argumentuar me shifra se ku do t’i gjejë burimet e financimit,” – u shpreh Haxhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat