Policia sërish aksion në Kukës, nën hetim 10 biznesmenë, ja për çfarë akuzohen

Shqipëria

Policia sërish aksion në Kukës, nën hetim 10 biznesmenë, ja për çfarë akuzohen

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Policia e Kukësit vijon operacionin në bizneset, që nuk rezultojnë të regjistruar në organet tatimore.

Mësohet se një operacion i dytë i policisë ka ndëshkuar 10 biznesmenë të tjerë në Kukës.

Dyshohet se ata nuk kanë regjistruar bizneset e tyre bar-kaf dhe restorante.

Ata janë vënë nën hetim penal, pasi akuzohen për fshehje të të ardhurave dhe punësim të paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat