30-vjetori i eksodit të shqiptarëve/ Rama nesër në Itali, mediat italiane zbardhin agjendën. Ja kush do e shoqërojë kryeministrin

Shqipëria

30-vjetori i eksodit të shqiptarëve/ Rama nesër në Itali, mediat italiane zbardhin agjendën. Ja kush do e shoqërojë kryeministrin

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:45
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në vendin fqinj për të ndjekur aktivitetet që do të zhvillohen për 30 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve në Itali.

Media italiane “Gazzeta Del Mezzogiorno”, bëri me dije se Rama do të jetë i pranishëm në Pulia ditën e premte aty ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut, ku prezent do të jetë dhe Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio.

I pranishëm do të jetë edhe Presidentin e Rajonit Michele Emiliano dhe Presidentja e Këshillit Loredana Capone. Ndërsa Rama do të shoqërohet nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Fate Velaj, deputet.

Rama do të qëndrojë në datat 5 dhe 6 mars, do të marrë pjesë në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e punuar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira.

Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore.

Kujtojmë se në fillim të marsit të vitit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në portin më të madh të Shqipërisë.

Duke sjellë në vëmendje shifrat e asaj kohe, vetëm në javën e parë të marsit të 91-shit, në portin e Brindisit janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër shumë të madh të qytetarëve nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat