Procesi i vaksinimit në Lezhë/ Manastirliu: Me datë 15 vijnë rreth 8 mijë doza të tjera nga Pfizer

Shqipëria

Procesi i vaksinimit në Lezhë/ Manastirliu: Me datë 15 vijnë rreth 8 mijë doza të tjera nga Pfizer

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:53
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në Lezhë ditën e sotme për të parë nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve.

Teksa i uronte të moshuarve “shëndet”, ndërsa listat e personave që do të vaksinohen ditën e sotme janë përgatitur nga mjekët e familjes. Ministrja Manastirliu bëri me dije se rreth datës 15 do të vijë dërgesa e radhës me 8 mijë vaksina nga Pfizer.

“Ne po vijojmë në të gjithë qendrat e vaksinimit.

Kemi arritur mbi 15 mijë vaksnime. Besoj që do ecim më shumë me ardhjen e serive të tjera që presim nga Covaxi, që besoj në dy javët e para do të ketë ardhjen e serisë së parë. Gjithashtu nga Pfizer që data 15 do të jetë dërgesa e radhës, rreth 8 mijë vaksina ndërkohë po kombinojmë punën edhe për dozën e dytë”, tha Manastirliu duke theksuar sërish se me vaksinat AstraZeneca do të vaksinohen mësuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat