Prapaskenat/ PS ndryshon kryesuesen e listës në Tiranë. Pse u largua Vasilika Hysi nga grupi socialist

Shqipëria

Prapaskenat/ PS ndryshon kryesuesen e listës në Tiranë. Pse u largua Vasilika Hysi nga grupi socialist

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:25
Edi Rama, Etilda Gjoni dhe Vasilika Hysi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, do të kryesojë listën kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Lajmin e dha dje Kryeministri Rama gjatë prezantimit të arritjeve të Reformës në Drejtësi.

Gjatë këtij aktiviteti elektoral, nënkryetarja e Kuvendit, deputetja socialiste e qarkut të Tiranës, Vasilika Hysi, tha se kishte vendosur të mos ishte më pjesë e listës së PS-së në zgjedhje. “Do u lë vendin kalamajve”, tha Rama, referuar nxënësve të saj, Toni Gogu, Etilda Gjonaj, e ndërsa në fjalën e saj, Hysi ka bërë një përmbledhje të gjithë rrugëtimit të saj në politikë.

Hysi ka qenë e para në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe mjaft aktive si juriste në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Kryeministri Rama i kërkoi falje Hysit për shqetësimet dhe stresin që kanë kaluar për shkak të këtij gabimi.

“Shumë faleminderit sinqerisht. Është e vërtetë që unë kam bërë ca luftëra për të bindur jo pak njerëz që nuk e kanë menduar që do merreshin me politikë, që tronditeshin kur unë i thosha hajde përfshihu.

Janë shumë më shumë njerëzit e aftë, njerëzit e mirë, të përkushtuar, të vendosur, me integritet, me edukim që unë kam sjellë, se sa ndonjë gabim që unë kam bërë në përzgjedhje të caktuara, por për fat të keq gabimet bëjnë më shumë zhurmë se sa gjërat e drejta. Për fat akoma më të keq, është e trishtueshme që gjithë ky transformim i madh që ka ndodhur në PS, sidomos me prurjet e jashtëzakonshme të grave e vajzave janë nënvlerësuar, anashkaluar dhe është ekspozuar vetëm një faktor, një problem, nuk mund të them që nuk ka qenë problem, por është stërmadhuar dhe ka krijuar shqetësime jo të pakta për ju dhe kërkoj ndjesë për këtë rast.

Nuk kam përgjegjësi aq sa thonë, por dhe që nuk kam përgjegjësi s’mund ta them. Ju, ti në radhë të parë nuk e ke merituar të kalosh gjithë këtë stres”, tha Rama. Nuk munguan dhe batutat për mënyrën se si funksionojnë gjërat në Partinë Socialiste, duke kujtuar se Gramoz Ruçi është shkollë partie nga kanë mësuar dhe të tjerët. “Unë kam ardhur në PS vetë, ti ke ardhur në PS duke hedhur një hap në përgjigje të ftesës sime. Por për shkollë partie, Gramozin kemi.

Duke qenë shkolla më e mirë e partisë jemi këta që jemi. Jam prekur shumë nga letra jote, sepse nuk është e zakonshme në ditët tona që dikush të gjejë energji kaq pozitive për të dalë nga kjo valle që duke dalë nga kjo valle të rrezatojë këtë energji pozitive. Një shembull që për fat të keq jo të gjithë e kanë dhënë dhe nderi është i yti”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat