U hodh nga kati i tretë i Spitalit Covid/ Nëna e të ndjerit bën gjestin prekës në 30-vjetorin e tij të lindjes

Shqipëria

U hodh nga kati i tretë i Spitalit Covid/ Nëna e të ndjerit bën gjestin prekës në 30-vjetorin e tij të lindjes

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:16
Lira Koça dhe Xhino Koça

Xhino Koça u hodh nga ballkoni i katit të tretë të spitalit COVID-2 në Tiranë ku ishte shtruar pas infektimit me Covid-19, duke gjetur për pasojë vdekjen.

Në 30-vjetorin e lindjes, nëna e tij stilistja Lira Koça e ka kujtuar djalin e saj të ndjerë përmes një gjesti mjaft prekës dhe domethënës.  

Lira Koça shkruan se 30 pëllumba dhe 30 tullumbace do të lëshohen në qeill në symbol të përqafimit për Xhinon.

 “Data 5 Mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-Marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë Xhinoës. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbase të bardhë do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon. Më 5 Mars ora 17:00 tek sheshi përpara Sfinksit dju që do të keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të Xhinos jeni të mirëpritur.

Familjarë dhe të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sadopak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat