Meta: Votën e lirë shqiptarët do e mbrojnë me çdo çmim, nuk do kursehen ndaj askujt

Shqipëria

Meta: Votën e lirë shqiptarët do e mbrojnë me çdo çmim, nuk do kursehen ndaj askujt

Më: 4 mars 2021 Në ora: 18:19
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta reagoi pas raporti të progresit që Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian miratoi për Shqipërinë këtë të enjte.

Teksa në raport vihej theksi tek akuzat për blerje votash, kreu i shtetit garantoi se në 25 prill shqiptarët do të mbrojnë votën e lirë.

Ai kërkoi ndëshkim të atyre që cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve.

“Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184! Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar. ?”, u shpreh Ilir Meta në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat