Ministrja Kushi: Kampionati Kombëtar i Debatit, mundësi për të rinjtë për të zhvilluar mendimin kritik

Shqipëria

Ministrja Kushi: Kampionati Kombëtar i Debatit, mundësi për të rinjtë për të zhvilluar mendimin kritik

Më: 4 mars 2021 Në ora: 18:20
Pamje nga takimi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka marrë pjesë sot në prezantimin e projektit “Re-Debate 5.1” – Kampionati Kombëtar i Debatit.

Në publikimin e saj, ajo nënvizon se “Në fokus të këtij projekti, i kthyer tashmë në traditë, është zhvillimi i mendimit kritik dhe vlerave të qytetarisë aktive”.

Sipas Ministres Kushi, përvoja të tilla për nxënësit kontribuojnë drejtpërdrejt në formësimin e kulturës së debatit dhe zhvillimin e shëndetshëm të shoqërisë sonë.

Projekti në fjalë organizohet në shkollat e mesme të 61 bashkive në vend falë një bashkëpunimi të frytshëm mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, LIBURNETIK Organisation dhe partnerëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat