Hakorja: Nëse politikanët duhet të vaksinohen të fundit, Vettingut duhet t’i nënshtroheshin të parët

Shqipëria

Hakorja: Nëse politikanët duhet të vaksinohen të fundit, Vettingut duhet t’i nënshtroheshin të parët

Më: 4 mars 2021 Në ora: 19:21
Fatos Hakorja

Fatos Hakorja tha se  në Shqipëri politikanët janë të aftë të marrin meritat, por kur vjen puna për përgjegjësitë, ato gjithmonë anashkalohen.

“Ka vetëm një rrugë janë të aftë që të marrin merita dhe të mos mbajnë përgjegjësi. Kur bëhet fjalë për merita janë të gjithë në radhë të parë, përdorin median , opinionin publik. Punë e tyre e shesin sikur kanë bërë namin, ndërkohë që sajo është një punë e tyre . Përgjegjësitë anashkalohen”, u shpreh Hakorja.

Më tej ai tha se është kundër diferencimit që u bë me vaksinimin e disa personaliteteve, duke shtuar se nëse për politikanët është thënë se duhet të vaksinohen të fundit, atëherë këto duhet të ishin të parët që duhet t’i nënshtroheshin “Vettingut”.

“Ne e kemi miratuar një plan vaksinimi , nuk është kundërshtuar, por me një të rënë të lapsit prishet ky rregull. Politikanët duhet të vaksinohen të fundit, nëse vërtet këta duhet të vaksinohen të fundit këto duhet të ishin të parët që duhet t’i nënshtroheshin “Vettingut”. Edhe unë jam pro të vaksinohen artistët, por të vaksinohen edhe prindërit tanë. Nëse rregullat ndryshohen sipas terezisë atëherë kush është terezia. Vetëm në këtë prizëm unë them që vaksinimi po përdoret për fushata elektorale”, tha më tej Hakorja.

Ndërsa u ndal tek Komiteti Teknik i Ekspertëve, si edhe tek largimin e mjekut infeksionist, Tritan Kalo nga ky Komitet, Hakorja tha se ishte një reagim në shenjë revolte, pasi ndryshe thuhet dhe ndryshe vendoset.

“Kur aty nuk ke asnjë njeri që të mbrojë mendimin e tij, atëherë do të thotë që mendimet janë të diktuara. E keqa qëndron në faktin që Edi Rama kur është pyetur ka thënë që vendimet i merr Komiteti, ndërsa këtë që tha sot profesor Kalo e kemi parë vetë. Reagimi i tij i sotëm ishte një shenjë revolte e kësaj që ne po themi , që ne mendojmë ndryshe dhe vendosim ndryshe. Pra secili duhet të marrë përgjegjësinë”, u shpreh ai.

Më tej ai shtoi se sot shoqëria sot vuan nga morali dhe nga mungesa e zbatimit të ligjit, ndërsa theksoi se 25 prilli është vendimtar për “elefantët” e politikës.

 “Në 25 prill është vendimtare për Ilir Metën, kjo është një betejë për këto elefantë të politikës se çfarë do të jenë pas 25 prillit. Angazhimet politike duhet të jenë të qarta. Kanë për të bërë një betejë, por beteja duhet bërë sipas moralit. Unë nuk shikoj Ilir Metën kryetar të opozitës, mund të jetë i angazhuar, pasi e ka treguar që kur zbret në terren prej vërteti, arrin të bëjë edhe dëm. Edi Rama e di rrugën dhe ka provuar,ai e di që në 2013 nuk do të kishte ardhur në pushtet po të mos ishte LSI-ja, pra atij i intereson LSI në momente të vështira. Pasi vërtet LSI më shumë ka dëmtuar PS, por gjithmonë Rama e ka shprehur se nuk mund të jenë të varur nga LSI”, tha më tej Hakorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat