Pipero pranon udhëtimin në Itali: Isha pasi u shërova, jam mjekuar në Shqipëri

Shqipëria

Pipero pranon udhëtimin në Itali: Isha pasi u shërova, jam mjekuar në Shqipëri

Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:00
Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero në periudhën kur u prek nga Covid-19, u komentua se shkoi në Itali për tu kuruar, gjë për të cilën mjeku me një status në rrjetin social në “Facebook” njoftoi se ishte në Shqipëri.

Këtë të enjte i ftuar në Radari Informativ, gjatë intervistës për gazetaren Jonida Shehu, tha se ka qenë në Itali, por pasi u shërua dhe pasi bëri 3 tamponë të cilët rezultuan negativë.

“Unë kam bërë vaksinën në datën 11, kam dalë pozitiv në datën 25. Jam mjekuar për rresht 12 ditë në kushte shtëpie i ndjekur nga kolegë të mi. Kam bërë 3 tamponë njëri-pas tjetrit dhe pas kësaj kam shkuar tre ditë tek vajza, jo për tu kuruar.

Dhe kam thënë se nëse dikush gjen një sekuencë, apo një tregues që Pipero ka vënë këmbën në një spital apo me një mjek italian, them që Pëllumb Pipero nuk del më në asnjë dritare televizive.

I vetmi mjek me të cilin jam konsultuar në telefon ka qenë një koleg i imi në Turqi, një koleg shqiptar që punon në Itali dhe tek koka më kanë qëndruar dy infermierë.

Pra jam mjekuar në Shqipëri, ta verifikojnë si të duan dhe do të më vinte keq që dikush të aludonte ndryshe”, sqaroi Pipero.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat