Tërmeti i fortë në Greqi, IGJEUM: Ja në cilin qytet të Shqipërisë u regjistruan lëkundjet

Shqipëria

Tërmeti i fortë në Greqi, IGJEUM: Ja në cilin qytet të Shqipërisë u regjistruan lëkundjet

Më: 4 mars 2021 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Një tërmet i fuqishëm që ka goditur Greqinë ka shkaktuar lëkundje edhe në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë edhe në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në faqen zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë (IGJEUM), tërmeti me epiqendër në Larisa të Greqisë, është regjistruar edhe në qytetin e Bilishtit në Shqipëri.

Sipas IGJEUM-it, tërmeti në Greqi me magnitudë 5.8 ballë është regjistruar në thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani institucionet në Shqipëri nuk kanë raportuar për dëme në njerëz apo dëme materiale nga lëkundjet e tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat