Miratimi i Projekt-Rezolutës për Shqipërinë, Meta: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme

Shqipëria

Miratimi i Projekt-Rezolutës për Shqipërinë, Meta: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme

Më: 5 mars 2021 Në ora: 00:00
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të Projekt-Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Në një shënim në faqen e tij zyrtare, Meta falenderon të dyja grupet politike për mbështetjen e së ardhmes europiane.

Kreu i shtetit thekson se nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Reagimi i plotë:

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.

Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!

Askush nuk do të amnistohet!

Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar. ?????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat