Luljeta Bozdo pranon ftesën e Ramës si kandidate e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëria

Luljeta Bozdo pranon ftesën e Ramës si kandidate e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 09:22
Luljeta Bozo

Inxhinierja Luljeta Bozo ka marrë një ftesë dje nga kryeministri Rama për të kanididuar si deputete e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit. 

E kontaktuar nga Euronews Albania Bozdo ka konfirmuar lajmin.

Mësohet se Bozo është takuar dje me kryeministrin Rama dhe pas ftesës ka pranuar që të jetë kandidate e PS. 

Inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozdo u bë e njohur pas tërmetit që goditi vendin tonë mëngjesit e 26 nëntorit 2019.

Ekspertja me përvojë mbi 40-vjeçare në profesionin e saj u shfaq në pothuajse të gjitha studiot televizive duke dhënë këshilla dhe ekspertizë lidhur me cilësinë e ndërtimeve dhe teknikën e projektimit të ndërtimeve në vendin tonë.

Një ditë më parë shefja e Infektivit, Najada Çomo pranoi ftesën e kryeministrit Rama për të qenë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat