Pranohet kërkesa e Adriatik Llallës për gjykim të shkurtuar, konkluzionet përfundimtare në 19 mars

Shqipëria

Pranohet kërkesa e Adriatik Llallës për gjykim të shkurtuar, konkluzionet përfundimtare në 19 mars

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:02
Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për gjykim të shkurtuar.

Sipas medias, me kërkesë të prokurorit seanca është shtyrë për më 19 mars për te paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Tre javë më parë, Gjykata e Lartë ka vendosur konfiskimin e pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat