Tërmeti në Greqi, sizmologu Dushi: Pasgoditjet do vazhdojnë gjatë, ende regjistrojmë të tilla nga tërmeti i 26 nëntorit

Shqipëria

Tërmeti në Greqi, sizmologu Dushi: Pasgoditjet do vazhdojnë gjatë, ende regjistrojmë të tilla nga tërmeti i 26 nëntorit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Sizmologu Edmond Dushi tha për Euronews Albania se pasgoditjet nga tërmeti 6,3 ballë i dy ditëve më parë në Greqi do të vijojnë deri në një kohë të pacaktuar.

Fakti që lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri sipas, është një proces fare normal, nisur nga fakti se lëkundjet përcillen përmes kores së tokës dhe ne ndodhemi në të njëjtën platformë.

Sizmologu sqaroi se edhe goditja e djeshme prej 5, 8 ballësh është pasgoditje e tërmetit kryesor, teksa theksoi se në Shqipëri ende regjistrohen pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“Shqipëria nuk është e rrezikuar në kuptimin e dëmeve që mund të shkaktohen, është larg territorit të epiqendrës, por ndjeshmëria është e dukshme.

Pas-tërmetet nuk kanë ligjësi, numri i tyre vjen duke u ulur me kohën, ndaj mendohet të vazhdojnë për një kohë të konsiderueshme. Në Shqipëri ne vazhdojmë të regjistrojmë pasgoditje që lidhen me tërmetin e 26 nëntorit, por që nuk ndikojnë në jetën e qytetarëve”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat