Po dërgonte në spital pacientin me COVID-19, përmbyset ambulanca në Korçë

Shqipëria

Po dërgonte në spital pacientin me COVID-19, përmbyset ambulanca në Korçë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:30
Korçë

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Devoll, tek kryqëzimi i  fshatit Tren.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë përplasur një ambulancë me një mjet tip ‘Benz’.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në ambulancë ka qenë një i sëmurë me COVID-19 që po transportohej në spital, ndërkohe ashtu siç raportojnë burime nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

I sëmuri është siguruar të dërgohet me një ambulancë tjetër në spital dhe për këtë shkak në vendngjarje përveç policisë është edhe një ambulancë që do të transportojë të sëmurin.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat