Këlliçi: 99 hajdutë kanë vjedhur partinë për të vjedhur Shqipërinë

Shqipëria

Këlliçi: 99 hajdutë kanë vjedhur partinë për të vjedhur Shqipërinë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:17
Belind Këlliçi

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka vijuar takimet, ku sot është ndalur me të rinjtë e Unazës së Re.

‘Me të rinjtë e Unazës së Re më bashkojnë dy vlera që qëndrojnë në themel të betejës sonë, shpresa dhe ndryshimi. SHPRESA për të mbajtur këtu rininë dhe NDRYSHIMI për t'i dhënë vendit zhvillim ekonomik dhe kulturor’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Me të rinjtë e Unazës së Re më bashkojnë dy vlera që qëndrojnë në themel të betejës sonë, shpresa dhe ndryshimi. SHPRESA për të mbajtur këtu rininë dhe NDRYSHIMI për t'i dhënë vendit zhvillim ekonomik dhe kulturor.

Ne duam një Shqipëri normale. As më shumë as më pak. Duam që prindërit tanë të dalin nga kufijtë e mbijetesës. Duam arsim cilësor, punësim në Shqipëri dhe një jetesë normale. Kjo është e mundur. Më 25 prill, ne nuk përballemi me socialistët por me 99 hajdutët që u kanë vjedhur partinë për të vjedhur Shqipërinë. Do t'u japim një mësim të mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat