Energji nga era, përgatitet projekti i ishullit fotovoltaik lundrues pranë HEC-it të Vaut të Dejës

Shqipëria

Energji nga era, përgatitet projekti i ishullit fotovoltaik lundrues pranë HEC-it të Vaut të Dejës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:02
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të sjellin një projekt inovativ për energjinë.

Lajmin e bën të ditur kreu i KESH Benet Beci, i cili thotë se është duke u përgatitur një projekt i tillë që konsiston në ndërtimin e një ishulli fotovoltaik lundrues mbi sipërfaqen e rezervuarit pranë HEC-it të Vaut të Dejës.

Prodhimi mesatar nga ky impiant parashikohet në 18500 MWh.

“Projektet e impianteve fotovoltaik lundrues, vitet e fundit gjithmonë e më shumë po marrin zhvillim edhe për vetë faktin se kanë impakt minimal në mjedis dhe mbi të gjitha nuk shoqërohet me kërkesë për sipërfaqe toke. Në kuadër të diversifikimit të burimeve gjeneruese të energjisë elektrike, KESH në bashkëpunim me BERZH është duke përgatitur një projekt të tillë, që konsiston në ndërtimin e një ishulli fotovoltaik lundrues mbi sipërfaqen e rezervuarit pranë Hec Vau Dejës.

Ky impianti fotovoltaik lundrues do të ketë një kapacitet të instaluar prej 12.9 MWp dhe prodhimi mesatar vjetor parashikohet të jetë 18500 MWh që e bën dhe projektin e parë në llojin e vet që zhvillohet në vendin tonë por edhe në rajon.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka financuar 100% fazën studimore të këtij projekti nëpërmjet një granti, duke angazhuar në këtë proces ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.

Së shpejti do të nis procesi i prokurimit për të përzgjedhur subjektin, i cili brenda vitit do të jetë në fazë zbatimi”, bën te ditur Beci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat