Yuri Kim: Nuk do të lejojmë Kinën të prishë rregullat, SHBA do të punojë me Shqipërinë

Shqipëria

Yuri Kim: Nuk do të lejojmë Kinën të prishë rregullat, SHBA do të punojë me Shqipërinë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:02
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se SHBA do të bashkëpunojë me Shqipërinë me aleatë dhe partnerë për të ardhmen dhe interesat e vendit.

Gjithashtu Kim shkruan se Kina nuk duhet lejuar që të sfidojë sistemin e qëndrueshëm ndërkombëtar, ndërsa shton se nuk mund të thyhen rregullat dhe marrëdhëniet që e bëjnë botën ashtu siç duhet të jetë.

“Nuk duhet ta lejojmë Kinën të sfidojë sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar – rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë këtë botë të punojmë ashtu siç dëshirojmë.

SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe aleatë të tjerë e partnerë për vlerat, interesat tona dhe të ardhmen tonë”, shkruan Yuri Kim në rrjetin social “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat