“350 euro për kalimin e paligjshëm të kufirit”- Kapen shqiptarët që transportonin sirianë duke i futur në bagazhin e makinës

Shqipëria

“350 euro për kalimin e paligjshëm të kufirit”- Kapen shqiptarët që transportonin sirianë duke i futur në bagazhin e makinës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Tre shqiptarë janë arrestuar nga SHÇBA, pasi akuzohen për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Policia njofton se këta shtetas janë kapur duke transportuar 8 shtetas sirianë pranë fshatit Zëmblak, kundrejt shumës prej 350 euro për person.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan-Korçë arrestoi 3 shtetas të akuzuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Elbasan-Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë si dhe në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në kuadër të procedimit penal për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, finalizoi me sukses operacionin “Lugina”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

– A. L., 49 vjeç;

– E. Ç., 53 vjeçe;

– S. Q., 46 vjeçe.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor me metoda speciale. Dje rreth orës 12:20 në aksin rrugor Bilisht – Korçë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, këta shetas janë kapur duke transportuar 8 shtetas sirianë pranë fshatit Zëmblak, kundrejt shumës prej 350 euro për person.

Në momentin e arrestimit këta shtetas kanë tentuar të largohen me forcë duke mos ju bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Transportin e kryenin me automjetet autoveturë, Audi me targë AB 589 CM, Renault me targë AB 312 CF dhe Mercedes Benz me targë AA 666 CR. Me qëllim për tju shmangur kontrolleve të policisë, shtetasit e huaj nga Lindja e Mesme i kishin fshehur në bagazhet e autoveturave.

Në cilësinë e provave materiale u sekustruan 5 aparate celulari, 3 automjete, 1 tabelë sinjalizuese,1 palë targa franceze dhe sende të tjera.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për Kalim të paligjshëm te kufijve”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal po vazhdojnë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 dhe duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat