Elva Margariti: Figurat e reja në PS, kanë ngjallur optimizëm

Shqipëria

Elva Margariti: Figurat e reja në PS, kanë ngjallur optimizëm

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:38
Elva Margariti

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se figurat e reja që i janë bashkuar ekipit të Partisë Socialiste kanë ngjallur shpresë. Ndërkohë pavarësisht tërheqjes së disa prej figurave aktuale të PS, znj. Margariti thotë se do të jetë kandidate për deputete më 25 prill.

“Jam e kënaqur që figura të angazhuara në front të parë na janë bashkuar, për mua kjo është një frymë e mirë. Jam pjesë e kësaj skuadre dhe nuk do të tërhiqem. Jemi një skuadër e madhe dhe me prurjet e fundit kemi ngjallur optimizëm për të vazhduar bashkë”, tha ajo.

Znj. Margariti, e cila u angazhua si Koordinatore për hartimin e projekteve në procesin e rindërtimit e cilësoi sukses detyrën e saj duke thënë se i ka bërë ballë një sfide.

“45 mijë familje që kanë marrë grante. Janë 24 lagje të reja. Nga 11 mijë familje në çandra sot post tërmetit, sot kemi afro 500 që vazhdojnë qëndrojnë në çadra dhe që vazhdojnë marrin bonusin e qirasë”, tha ajo.

Ministrja e Kulturës tha se ndryshe nga Italia e cila gaboi në procesin e rindërtimit ku lagjet e reja u kthye në fjetore, në Shqipëri janë shmangur gabime të tilla.

“Po rindërtojmë shtëpi të sigurta dhe jo të përkohshme. Pranvera e 2021 do të fillojë dhe të gjejë më shumë banesa të reja. Kantieri I Laçit ka qenë një sukses”, tha ajo.

Znj. Margariti deklaroi më tej se grantet dhe fondet në ndihmë të Shqipërisë për rindërtimin nuk janë përdorur vetëm për ndërtim banesash por edhe për të ndërtuar shkolla dhe monumente të kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat