Kamioni përplas qytetarin që po ecte me biçikletë, në autostradën Durrës Tiranë, detajet e para

Shqipëria

Kamioni përplas qytetarin që po ecte me biçikletë, në autostradën Durrës Tiranë, detajet e para

Më: 5 mars 2021 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë. Policia njofton se një kamion ka aksidentuar një 65-vjecar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

I plagosuri është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve, por nuk ka ende të dhëna për gjendjen e tij.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të autorit të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat