Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e shtunë

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e shtunë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Përshëndetje nga SH.M.U!

Dita e shtunë do të nisë me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës gradualisht vranësirat do të përçahen duke i lënë vendin kthjellimeve, reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët të karakterit lokal deri në orët e pasdites më pas ndërpriten. Në lartësin mbi 800 mertra ne veri-verilindje dhe në lartësin mbi 1100 metra në juglindje reshje të dobta bore.

Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara përgjatë relieveve malore. Në jug-juglindje vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e pasdites. 

Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Deti i forcë 1-2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat