Panik në Tiranë, shkrumbohet një dyqan, flakët 'përpijnë' edhe ballkonet e banesave

Shqipëria

Panik në Tiranë, shkrumbohet një dyqan, flakët 'përpijnë' edhe ballkonet e banesave

Më: 6 mars 2021 Në ora: 09:29
Tiranë

Një dyqan është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë “Stefanaq Pollo”, pranë zonës së njohur si “Varri i Bamit”.

Subjekti që tregtonte mallra të ndryshëm është shkrumbuar komplet, ndërsa raportohet se vlera e dëmit është të paktën 2 mln lekë.

Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët, pasi flakët kanë "përpirë" edhe ballkonin e një banese në kat të dytë.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shuar flakët, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat