Rama merr çmimin ‘Rrënjët e Puglias’: Jam i befasuar, nuk pata mundësi të vendos as kravatën

Shqipëria

Rama merr çmimin ‘Rrënjët e Puglias’: Jam i befasuar, nuk pata mundësi të vendos as kravatën

Më: 6 mars 2021 Në ora: 10:07
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin “Rrënjët e Puglias”.

Gjatë një aktiviteti të organizuar për 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve në Itali, Kreu i qeverisë tha së ishte i befasuar nga mikpritja dhe nga çmimi i dhënë nga vendi fqinj.

“Është një pritje befasuese kjo për mua. Nuk munda të vendos as kravatën. Sapo zbrita nga avioni dhe prapritur...ishte si një film i bukur. Po shihja ato pamje dhe është gjithnjë e papërfytyrueshme të mendosh që këta njerëz ishim ne. Duket sikur ka ndodhur mijëra vite përpara, por këto 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra. Ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme. Janë gati gjysmë milioni shqiptarë në Itali, mbi 50 mijë janë sipermarrës, ka dhe mijëra student. Për ne, Italia ishte një ëndërr. Kam patur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë . Ne kishim vetëm Rai-n, duket e pabesueshme, por kishte gjurmues.“, tha Rama.

Kryetari i Këshillit të Puljas, Michele Emiliano, teksa i dhuroi çmimin kryeministrit tha se kishte një surprizë.

"Nuk ta thamë më parë, por kemi një suprizë të vogël, çmim që i jepet një Puliezëvë. Po ia japim një puliezi por me nënështetësi shqiptare. Rrënja e Pulias, nëse do ta pranosh, nëse do të mbrosh tokën time, përveçtëndes .Motivi është ky në emër të afërsisë mes Pulias dhe Shqiptarëve.

Çmimi është i madh por është për përmasat e tua, në masën tënde. Duke pasur parasysh dhe emrin e tij, ka të bëjë me një rrënjë. Ky është emri i artistit dhe kjo është rrënja e Pulias. Faleminderit dhe për dashurinë që na ke dhënë gjithmonë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat