Ramën e presin me dhurata në Bari: Nuk egzistojnë më as kufij fizik dhe as mendorë mes nesh

Shqipëria

Ramën e presin me dhurata në Bari: Nuk egzistojnë më as kufij fizik dhe as mendorë mes nesh

Më: 6 mars 2021 Në ora: 13:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, ka vizituar bashkinë e Barit, në përkujtim të tre dekadave pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puglias.

Shefi i qeverisë Rama është shprehur se në këto 30 vite janë vënë re ndryshime të mëdha dhe potencial i rëndësishëm bashkëpunimi.

Rama mori ditën e sotme një dhuratë shumë të veçantë nga një piktor, i cili ka qenë fans i tij që para se të bëhej kryeministër.

Është një shqiponjë që qëndron mbi anijen me të cilët shqiptarët udhëtuan drejt Italisë 30 vite më parë gjatë eksodit të famshëm.

Rama në fjalën e tij ka theksuar se mes Italisë dhe Shqipërisë nuk ka më kufij fizik dhe as mendor, që sipas tij e dëshmon edhe ardhja e shumë italianëve që të jetojnë dhe investojnë në vendin tonë.

“Vazhdoj të dyshoj nëse e meritoj të gjithë këtë. Ajo histori nisi këtu në brigjet e mrekullueshme të Italisë, të Puiglias në mënyrë të veçantë kur për herë të parë në historinë tuaj ju desh të shihnit të tjerë që vinin drejt vendit tuaj. Në fillim ishit ju që iknit drejt vendeve të tjera. Në këto 30 vite kanë ndodhur shumë gjëra, por ajo që është e sigurt se sa më shumë kanë kaluar vitet, aq më shumë sesia e gjerave të vlefshme, të denja për respekt janë shtuar.

Puglia na shtrihu dorën dhe na shoqëroi në këtë rrugëtim të ri dhe shumë të vështirë për njerëz që dilnin nga një ferr dhe nga një izolim i pabesueshëm. Ne ishim një rast unik në botën komuniste, pasi ne ishim si Koreja e Veriut të Europës, pasi refuzonim që të dyja rrugët. Rrugën e demokracisë dhe kapitalizmit si dhe rrugën e diktaturës së butë të parë nga Tirana në atë epokë dhe të komunizmit që nuk ishte tranzigjent tërësisht. Njerëzit nuk ishin të gatshëm dhe as rehat me realitetin dhe të gjitha vështirësitë dhe rregullat që ky realitet kishte. Për ne ishte perceptuar deri në atë kohë nga televizori.

Unë mendoj se kemi ende për të bërë, potenciali i bashkëpunimit i zhvillimit apo i shtytjes për të ecur përpara është mjaft i madh. Ne mund të shkojmë përtej, më larg, duke u përpjekur për të bashkuar frymën tonë. S’ka më as kufij fizik dhe mendor, janë gjithmonë e më shumë italianët që vijnë në Shqipëri. Ata janë të interesuar që të investojnë në Shqipëri.

Ne jemi të interesuar që të bëhemi pjesë e kësaj pjese. Besoj se duhet të kemi guximin që të ecim përtej. Ne po bashkëpunojmë që të krijojmë lidhje për burimet ujore Itali-Shqipëri. Mendoj se duhet t’i japim një shtysë më tej idesë, pasi nuk është se nuk kushton. Shqipëria prodhon gati 100 % energji të gjelbër. E gjitha pothuajse tani për tani është e bazuar tek sistemi ujor. Jam i nderuar dhe shumë i dashur kryetar i bashkisë që t’i përcillni nderimet më të ngrohta artistit që më bëri këtë dhuratë. Ofrohem falas që të ngjyros murin e asaj godine (godina që do të kujtojë eksodin), edhe pse besoj pa bukë nuk do të më lini. Ne themi; ‘ha, ha’. Ndihemi të fyer kur dikush thotë; ‘jo nuk dua’,” ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat